Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ngjarja horror në Tapizë/ Gruaja lindi në banesë, vajza e madhe hodhi foshnjën në lumë. E përfshirë, dyshohet e gjithë familja

tapize-1-770x433

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Krujës, ku një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lum.

Gazetari Igli Çelmeta në një raportim për BalkanWeb pohoi se e përfshirë në ngjarjen e rëndë duket se është dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futur në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Por vajza e madhe ka mohuar para policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë. Policia ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija

 

 

Ndërkohë, ata nuk kanë qenë bashkëpunues me policinë, për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik. Sakaq, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike. Policia po heton ngjarjen.
(BalkanWeb)

Related Posts

Leave a comment