Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ky person është një nga provat në dosjen e non grata-s britanike për Berishën?

-800-0-1711355204xdauti-832

Një kërkim i gazetës DITA zbuloi se në gjykatën SIAC në Londër, Berisha eshte shqiptari i trete pjesëmarres ne nje proces apelimi kundra Ministrise se Brendshme, Home Office.

Per ironi te fatit i pari shqiptar ne ate gjykate eshte Fation Dauti i cili shkelmoi dhe theu deren e PD kur Rithemelimi kerkonte t’i merrte zyren Bashes.

Në vendimin e gjykates SIAC, ku po zhvillohet procesi Berisha, FBI-ja britanike, NCA, paraqiti nje mori me prova që Fation Dauti ishte i lidhur me krimin e organizuar dhe se perbente rrezik per sigurine kombetare ne Britanine e Madhe.

Dauti apeloi ne SIAC vendimin e Home Office per mos rinovim të lejes së qendrimit ne Angli.

Gjykata SIAC leshoi nje urdher anonimati per Fation Dautin. Ai në vendimin gjyqësor njihej vetem si B9. Por gazeta Sunday Express i kerkoi Gjykates se Larte heqjen e anonimatit dhe kjo gjykate e pranoi.

Fation Dauti e humbi apelin ne kete gjykate. Vendimi u shpall ne Mars 2021.

Nuk perjashtohet mundesia qe në dosjen Non Grata te britanikeve per Berishen te jete perfshire edhe Fation Dauti si dhe pamjet e tij duke thyer deren e PD në përkrahje të Berishës.

Kjo per te vertetuar një nga lidhjet e Berishes me krimin, pasi UK e shpalli Berishen non grata per korrupsion dhe lidhje me krimin.

Shqiptari i dyte qe iu drejtua SIAC, ka urdher anonimati dhe njihet si C9.

Në kete gjykate ai apeloi vendim e Home Office per heqjen e nënshtetësisë britanike të marrë me mashtrim.

Pasaporta e tij u anulua teksa ai kishte mberritur ne Shqiperi.

NCA, Agjencia Kundra Krimit te Organizuar solli ne kete gjykate te dhena se shqiptari qe udhetonte me makine Bently ishte i perfshire ne trafik njerëzish nga Shqiperia drejt Anglisë.

Sugjerohet se ai eshte nga Kukesi.

Në dhjetor 2023 Gjykata e refuzoi apelimin dhe ia hoqi nenshtetesine britanike.

Rasti i trete eshte ai i Sali Berishes.

Vendimi për Berishën pritet në fillim të prillit.

Related Posts

Leave a comment