Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHBA IA PRET HOVIN BERISHAJVE/ MOS SHPRESONI TEK HEQJA ” NON GRATA”

maxresdefault

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ambasada amerikane ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet.

Në foton e postuar në Twitter, Ambasada shkruan se nuk planifikon asnjë kthim vendimi për rastet e përcaktuara deri më tani nga ligji 7031.

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0.

Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e Ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores.

“Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, tha Price.

Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar.

Në kuvendin që mblodhi në 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA.

Berisha iu drejtua SHBA, duke thënë se nëse ia heqin “non grata”-n, ai do e linte në mes lëvizjen e tij.

Por sot ka marrë një përgjigjie të prerë./TEMA

Related Posts

Leave a comment