Personi që shikoni në foto është 30 vjeçari Romeo Hasalla, i riu që u qëllua për vdekje me armë gjahu nga kushëriri i tij i parë, Kastriot Hasalla. Ky i fundit është shpallur në kërkim për ngjarjen bashkë me të vëllanë, Afrim Hasalla.
Kujtojmë se sherri për pronën u mbyll me një bilanc tragjik, disa kushërinjve në fshatin Garunjas të Lushnjes, ku mbeti viktimë një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:15, ku bëhet me dije se viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano dhe Laert. Në kërkim për ngjarjen policia ka shpallur dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla, si dhe djalin e këtij të fundit, Mario Hasallën, 20 -vjeç.