Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë. Sipas të dhënave të para sizmologjike, tërmeti është ndjerë në Tiranë, Durres, Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë, Lushnje etj.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnje-Hercegovinë me magnitudë 5.9 në një thellësi 2 kilometër nëntokë.
Nga tërmeti në vendin tonë nuk ka raportime për dëme materiale.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Kosovë. /tvklan.al