Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpenzimet e universiteteve në Shqipëri, mijëra euro për sigurinë dhe mobilimin

-640-0-universitet-810x540

Gjashtë universitete në Shqipëri harxhojnë me qindra mijëra euro për sigurinë e godinave dhe dieta, ndërkohë që fondet për kërkimet shkencore janë të papërfillshme, thotë një raport i bërë nga qëndresa qytetare.

Sipas studimit këto universitete kanë shpenzuar mbi 2 milion euro për rojet e godinave dhe mbi 120 mijë euro për karburant ndërkohë që për kërkimet shkencore kanë shpenzuar vetëm 16 mijë euro.

Gjatë një takimi me aktorë të ndryshëm të institucioneve lokale dhe rajonale ka qenë aktivisti Rigels Xhemollari ai që ka dhënë shifrat e shpenzimeve të universiteteve. Sipas aktivistit, paratë e universiteteve keqpërdoren.

“Në këtë rast ne shohim që paratë e universiteteve nuk shkojnë për pedagogët, as për studentët, as për shërbime, as për kërkim shkencor por për tendera e kontrata, të cilat ne jemi thelluar, i kemi parë dhe në këto kontrata abuzohet, shpesh herë bordet, rektorët kanë deklaratë të pasurisë së tyre që shumëfishojne pasurinë e tyre ndër vite ndërkohë që nuk ka asnjë hetim, asnjë monitorim sesi pasuritë e tyre fryhen, sesi këto kontrata nuk shkojnë për studentët, sesi cilësia e arsimit mbetet në vend”, u shpreh ai.

Sipas raportit, universiteti i Korçës ka shpenzuar plot 150 mijë euro për blerje mobiljesh dhe orendi, ndërkohë që kërkimin shkencor e ka me 0%.

Këtë fakt e mohon rektori i universitetit të Korçës, i cili tregon se si është shpenzuar buxheti për vitin akademik 2021-2022.

“Vjet kemi patur godinën e re të Fakultetit Ekonomik ku një pjesë e buxhetit shkoi atje për mobilime e të gjitha me radhë, pra janë specifika në viti në vit. Nuk mund të ketë 0 shpenzime sepse universiteti  ka patur aktivitete që i ka pasqyruar dhe media. Konferenca të ndryshme, të gjitha përfshihen në kërkimet shkencore, konferenca ndërkombëtare, të cilat reflektohen në buxhet.

Nuk e di cilat kolona janë dhe nuk janë unë kompetenti që mund ti lexoj, mund te fliten ne administratorin etj, por e veçanta është se këtë vit kemi miratuar në senat që çdo pedagog ka portofolin e vet”, tha Dhimitër Bello.

Nga shifrat e marra e siguruara brenda universitetit nga Euronews Albania, bëhet me dije se nga i gjithë buxheti, vetëm 1% e tyre është harxhuar për kërkime shkencore.

Related Posts

Leave a comment