Inaugurimi i presidentit të ri malazez, Jakov Milatoviq, më 20 maj do të mbahet në Podgoricë, me shumë gjasa në parlamentin e Malit të Zi.
Mes dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, ai mori mbrojtje të përkohshme policore, të cilën e kërkuan lëvizja “Evropa Tani”, për shkak se ishte kërcënuar fizikisht, raporton vijesti.me.
Ai vendim është marrë nga qeveria dhe ka qenë i përkohshëm, me qëllim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku ishte në rrezik Milatoviq.
Në Prestonicë është edhe rezidenca e presidentit të shtetit. Aty fillon çdo seancë e rregullt pranverore dhe verore e parlamentit, pra mbahet seanca e parë.
Drejtoria e Policisë tha se është duke u zhvilluar procesi i vlerësimit të sigurisë së inaugurimit në Cetinje, si dhe përgatitja për vetë ngjarjen.
Ndryshe, Milatoviq u sulmua nga një grup i qytetarëve më 10 mars në Cetinje, para fillimit të konventës së partisë së tij.