Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Diell dhe reshje shiu të dendura, parashikimi i motit për këtë javë

-640-0-613460482979e

Java që presim përpara parashikohet një tjetër javë “tipike” e vjeshtës me mot me vranësira por edhe ditë me diell.

Në këtë mënyrë për ditën e nesërme ( e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell. Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.

Duke nisur nga dita e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare. Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

Screenshot 4 32

Related Posts

Leave a comment