Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E enjtja nis me shi, pasdite pritet përmirësim i motit

99132B2C-30C3-46FE-8120-9A9A2D31D36F

Sot mbi vendin tonë pritet depërtimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me vranësira të dendura në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Hera-herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lindje mbi 1000 metër reshje dëbore. Gradualisht duke filluar nga orët e pasdites pritet përmirësim i kushteve meteorologjike.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim mesatare dhe shpejtësi 2-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës e fortë dhe shpejtësi 12-15m/s. Temperaturat parashikohen:

  • në zona malore  7 deri 12°C
  • në zona e ulëta 8 deri 14°C
  • në zona bregdetare 11 deri 15° C

Related Posts

Leave a comment