Merr fund “rebelimi”, lëvizja e fundit e Jasharit tregon shumë për Milanin

1 Minuta Lexim

Ardon Jashari është paraqitur sot në stërvitje me Klub Bryzh. Këto janë raportimet e fundit nga Belgjika, për mesfushorin që kërkohet me ngulm nga Milani.

Dita e sotme tregohej si vendimtare për të ardhmen e Jasharit te Klub Bryzh, megjithatë duket se lojtari ka vendosur të stepet. 22-vjeçari humbi miqësoret, megjithatë duket në kohë për ndeshjen zyrtare me Union SG.

Klub Bryzh do kërkojë fitimin e Superkupës më 20 korrik. Dhe Jashari është kthyer në momentin e duhur. Milani ndërkohë humbet terren, ndërsa skuadra të tjera vijojnë të interesohen për objektivin e kuqezinjve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull