Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Jam e fiksuar pas pastërtisë së shtëpisë”/ Këngëtarja e njohur i rrëfen botës traditat shqiptare

43828641_2138451123088118_8322469124299030528_n-728x397

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar gjithmonë me krenari si nëpër intervista ashtu edhe në rrjetet sociale, se është me origjinë nga Shqipëria.

Artistja me famë botërore ka dhënë së fundmi një intervistë  për “Us Weekly”, ku ka treguar se në shtëpinë e saj në Los Angeles, ka gjetur kohë që të kultivojë një kopsht me perime. Madje këtë e ka zbuluar edhe më herët përmes videove në “Instastory”.

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Dibër dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha, e cila edhe pse është një milionere dhe ka shumë punë, është e dhënë edhe pas disa punëve në shtëpi.

Për “Us Weekly”, Bebe Rexha ka zbuluar gjithashtu edhe 25 gjëra për veten. Në listën e gjatë nuk mund të mungonte edhe një fakt shqip.

“Jam e çmendur pas pastërtisë së

1.Jam fanse e muzikës klasike. Jam rritur duke kënduar opera dhe duke i rënë trumpetës.

2.Kam lindur në Brooklyn dhe jam rritur në Staten Island, New York.

3.Më pëlqen shumë të organizoj darka për miqtë.

4.Më pëlqen të gatuaj pjata italiane. Penne alla vodka është specialiteti im.

5.Kur shkoj të vizitoj prindërit, fle në dhomën ku jam rritur.

6.Filmi im i preferuar është Harry Potter.

7.Pi të paktën 3 kafe në ditë.

8.Jam e çmendur pas pastërtisë së shtëpisë.

9.Më pëlqen të dëgjoj demot e këngëve të mia në makinë.

10.Kam një kopsht me domate në oborr.

11.Mbaj ditar. Më relakson.

12.Nuk e kam marr patentën deri në moshën 29-vjeçare. Përdorja transportin publik.

13.Më pëlqen boksi dhe kam filluar të stërvitem shumë gjatë pandemisë.

“Jam e çmendur pas pastërtisë së

14.Banda ime e preferuar teksa rritesha ka qenë No Doubt.

15.Më pëlqen shumë të gatuaj bukë me banane.

16.Blej biskota me ylber.

17.Pija ime e preferuar është Arnold Palmer.

18.Nuk më pëlqen të udhëtoj me avion edhe pse gjatë vitit fluturoj 115 herë.

19.Kujdesem vetë për qenin tim Bear se ka frikë të shkojë në profesionist.

20.Kam një statujë Buddha në oborr prej 15 vitesh.

21.Koleksionoj pllaka megafoni.

22.Flas 3 gjuhë: anglisht, shqip dhe spanjisht.

23.Gjëja e preferuar gjatë natës është të lexoj artikuj gazetash.

24.Më pëlqen shumë të lexoj horoskopin.

25.Më pëlqen të rri me shapka. Jam rehat me to.

Related Posts

Leave a comment