Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës, se s’ka ku shkojë

-640-0-615217f4a8652

Kryeministri Edi Rama tha se Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës se “nuk ka ku shkon”, por tha se Kosova duhet të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur për t’iu bashkuar kësaj nisme.

“Serbia do të kërkojë falje se nuk ka ku shkon, por nuk kemi pse të presim kur do të kërkojë falje, sepse ka shumë aktivitete të tjera kulturore, ekonomike e të tjera për t’u zbllokuar”, tha Rama në emisionin Open në Top Channel.

Sipas Ramës, Ballkani i Hapur eleminon historitë me targa. “Ballkani i eleminon këto atavizma dhe i hap rrugë një tjetër qasje drejt së ardhmes më të mirë për njerëzit”, tha Rama.

“Kush është interesi këtu, është që të rrimë të barrikaduar dhe të themi që deri kur të kërkojnë ata falje ne nuk lëvizim? Apo interesi që të rrisim hapësirat e prodhimit për njerëzit? Unë po them këtë të dytën”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Kosova nuk është problemi, se problemi është Serbia, por se Kosova ka për detyrë që të përpiqet që të krijojë një atmosferë më të mirë për vetë njerëzit e saj.

Related Posts

Leave a comment