Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Rama pret me ceremoni në Tiranë Presidenten e KE, Ursula von der Leyen

-640-0-6152c9ae8d6ba

Ka mbërritur sot në Tiranë presidentja e KE, Ursula von der Leyen. Ajo u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama me ceremoni në Pallatin e Brigadave.

Gjithashtu është bërë e ditur edhe axhenda e saj. Presidentja e KE do të takohet me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në Qerek të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Ursula von der Leyen, do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovina.

Udhëtimi i saj i parë nis nga Tirana ku u prit nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të pritet Presidenti Ilir Meta. Së bashku me Kryeministrin, ajo do të marrë pjesë në përurimin e shkollës ‘Korb Muça’ dhe Kopshtit ‘Europa’, e cila u rindërtua me fondet e BE -së në kuadër të programit EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Related Posts

Leave a comment