Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Progres-raporti i BE-së, i vetmi raport ndërkombëtar i thellë dhe i besueshëm për ecurinë e vendit

Edi-Rama-04.11.2021-Beograd-750x375

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se për të ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, raporti i progresit të Shqipërisë nga BE-ja.

Sipas Ramës, ky raport bëhet mbi bazën e fakteve, analizave objektivave dhe një skuadër profesionale e jo nga perceptime, gjykime subjektive apo nënkontraktorë part-time.

“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, shkroi Rama.

Related Posts

Leave a comment