Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama “debat” me gazetaren serbe: Shqiptarët nuk janë si ju, shikojnë nga Perëndimi! Ju keni Lindjen dhe Putinin si hero

-640-0-1662197047xrama-856

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje një intervistë për Euronews Serbia, ku ka folur për “Ballkanin e Hapur”, rrugën evropiane të Shqipërisë, rajonin e Ballkanit dhe pasojat e luftës në Ukrainë në lidhje me aspektin ekonomik dhe energjitik.

Gjatë intervistës, Rama ka “debatuar” dhe me gazetaren, kur është pyetur për rrugën e popullit shqiptar drejt Bashkimit Evropian.

“[…] Sa i përket shqiptarëve, ata janë shumë të ndryshëm nga serbët, sa i përket marrëdhënieve me Evropën. Ne jemi të orientuar pro-perëndimor. Për shkak të historisë sonë, ne ishim plotësisht të izoluar në bllokun sovjetik, një shoqëri thjesht staliniste deri në vitin 1990. Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës. Ne morëm më të keqen nga Rusia, dhe më të dhimbshmen nga Kina – Stalinizmin dhe Revolucionin Kulturor”, është shprehur kryeministri.

Po, por ndoshta për këtë ju jeni në një pozitë më të mirë se Serbia, por përsëri nuk keni hapur asnjë kapitull?

– Nuk ka të bëjë me pozicionin, ka të bëjë me ndjenjën. Asnjëra nuk ka ndikuar në historinë tonë, kështu që ne kemi një zgjedhje. Për ne ka vetëm një zgjedhje, ajo është Perëndimi. Për ju ka Lindje, Perëndim, Lindje të Largët… Ju jeni në një pozicion tjetër.

Ne kemi miq në Lindje dhe në Perëndim, por politika jonë është BE.

– Unë di gjithçka, por ne po flasim për njerëzit dhe e di që është më e vështirë të flasim për BE-në këtu, sepse Putini është një hero këtu. Në Shqipëri, më pak se një për qind e njerëzve pajtohen me Putinin, ky është një ndryshim i madh.

Related Posts

Leave a comment