Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meloni i drejtohet Zelenskyt: Mund të mbështeteni te Italia

-640-0-1655889656xmeloni-699 (1)

Liderja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, deklaroi se Ukraina mund të llogarisë mbështetjen e re të qeverisë italiane.

“E dini se mund të llogarisni mbështetjen tonë besnike në kauzën për lirinë e popullit ukrainas. Qëndroni të fortë dhe kini besim”, shkroi Meloni në një postim në Twitter.

Meloni iu përgjigj një urimi të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus. Ne llogarisim partneritetin produktiv me qeverinë italiane”, u shpreh ai.

Kryeministri në largim i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë.

Meloni pritet të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë dhe pritet të udhëheqë një qeveri djathtiste, me prirjet më ekstreme që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Related Posts

Leave a comment