Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Luljeta Dano Për e-MISIONIN që drejton gazetarja Edlira Birko në RTSH, për Lirën, si diell

309202459_2090684027803951_4658423501789728760_n
Eh, nuk duhet të jetë arsye shfaqja e një sëmundjeje për të zgjuar ndjeshmërinë shoqërore ndaj kontributeve dhe punës së vlerë… Edlira e dashur, qoftë e kaluar sa më parë! Të duam! 🙏❤☀️
Nga BAMIR BEBEZIQI
(Status në faqen e tij të fb-së, 25 shtator)
“Dua jetë!”
Ky titull nuk është i imi. E kam huazuar. Nuk më pëlqen të huazoj tituj nga të tjerë shkrime, por kësaj radhe e bëra këtë gabim. E bëra për një arsye. E bëra për arsyen e një rasti të veçantë. E bëra për mbështetje. E bëra për empati. E bëra për ndjeshmërinë që më sjellin disa ngjarje në jetë, që na janë bërë të pranishme e nuk mund t’u shmangemi dot.
Titullin e huazova nga shkrimi i një gruaje, i një zonje, i një intelektualeje, i një bashkëshorteje dhe nëne.
Në një shkrimin e saj të para disa ditëve, ajo zonjë kishte vetëm një kërkesë, vetëm një dëshirë… Ajo nuk fliste për një pagë më të lartë, as për kërkesa të paarësyeshme, as për ndërhyrje kirurgjikale që të bëhej më joshësë, as për pushime ekzotike… Ajo kërkonte veç jetë. Sa bukur! Veç jetë!
Ka dy-tre muaj që në një shkëmbim mesazhesh me një mikun tim të vjetër, mësova se po priste që e shoqja të merrte një përgjigje nga biopsia. Priste me padurim diçka jo të lehtë për një bashkëshort e një familje. Zonja e parë e shtëpisë dhe e gjithë famija ishin në ankth.
Përgjigja erdhi, e ndodhi ashtu siç kishin ankth e frikë të gjithë. Zonja duhej t’i nënshtrohej operacionit e kemiove.
Por arsyeja e shkrimit tim nuk qëndron tek ky aspekt njerëzor, jo tek kjo sëmundje e qytetërimit sot, por tek brenga e veçantë e një zonje:
A do të mund që në situatën në të cilën ndodhej, krahas kujdesit për shëndetin, ta vijonte medoemos e pandërprerje punën, ta drejtonte ciklin e saj të emisioneve televizive për të cilin kishte derdhur plot mund e energji, në mënyrë dinjitoze, ashtu siç kishtë bërë për shumë vite?
Pyetje e vështirë. Me siguri që shumë nuk do të lodheshin në të tilla raste. Qetësia mundet të ishte zgjidhja më e mirë… Por jo, zonja nuk dorëzohet lehtë, as nga sëmundja, as nga detyrat që ka marrë mbi supe.
Unë nuk kam dëgjuar në gjithë këto vite jete për ndonjë grua që sot kryen kemion dhe pas disa ditësh drejton nga ekrani një emision televiziv. Vetëm një heroinë mundet. E më vjen mirë që atdheu ynë paska edhe të tilla.
Zonja nuk drejton emisione në TV të tipit “Ftesë në studio” apo “Opinion”, “Big Brother” apo “Për’puthen”. Zonja ka një jetë që drejton emisione për një çështje shumë delikate e me peshë të madhe, për të cilën atdheu ynë edhe vuan e lëngon. Ajo drejton emisione për arsimin e kërkimin shkencor shqiptar, se si duhet të funksionojnë, se si duhet të përparojnë, se si duhet të arrijnë nivelet e botës së qytetëruar, duke shpalosur shembujt më pozitivë e duke përvijuar rrugët e zgjidhjes së problemeve. Ajo fton në emision njerëz të shquar nga fusha e arsimit, e shkencës, e mendimit dhe e letrave shqipe. Ka vite që e bën këtë me plot pasion. E kam ndjekur në disa emisione dhe e them me bindje të plotë se nuk besoj të ketë drejtuese si ajo zonjë, aq të emancipuar e të kulturuar, me një gjuhë komunikimi të zgjedhur, me një qëndrim dinjitoz e respekt për të ftuarit. Ajo jo vetëm drejton, por edhe bashkëbisedon, e të bashkëbisedosh me njerëz të shquar të arsimit, të shkencës e të mendimit duhet të kesh edhe vetë përgatitjen e aftësinë e duhur.
Dje ajo drejtoi emisionin e radhës. Nuk pashë aspak ndonjë shenjë brenge, lodhjeje apo shqetësimi, dhe çdo njeriu që e ka ndjekur emisonin mbrëmë në RTSH, me siguri nuk do t’i besohet se ajo zonjë vetëm disa ditë përpara kishte kryer kemion e radhës.
Zonjën me siguri disa nga miqtë e mi e njohin. E quajnë Edlira Birko, bashkëshortja e profesorit Kristaq Jorgo, mikut tonë prej vitesh.
Edlira, forca e karakteri juaj dhe dashuria e madhe për familjen e profesionin dhe besimi në Zot me siguri do ta mposhtin sëmundjen!
Shqipëria dhe kushdo që merret me arsimin shqiptar, ka nevojë për emisionet tuaja, me plot mendim, me plot vlerë e me plot atdhedashuri, për të përmbushur amanetin që na e lanë rilindasit tanë.

Related Posts

Leave a comment