Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Procedura e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së e paligjëshme

RTSH Keshilli Drejtues

Procedura e ndjekur për zgjedhjen e Enkelejd Jotit, drejtor i Radio Televizionit Publik Shqiptar, me 3/5 e votave të anëtarëve partiak të Këshillit Drejtues të këtij institucioni, është vlerësuar si antiligjore duke nxitur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike.

Deputeti Agron Gjekmarkaj, njëherësh dhe kryetar i Komisionit parlamentar të Medias, në emër të Partisë Demokratike vlerëson  se vendimi konsiderohet “nul” pasi disa anëtarë të saj janë zgjedhur në Parlament pa pëlqimin e PD. Gjekmarkaj  thotë se Rama me këtë vendim hedh në erë ligjin dhe pavarësinë e medias.

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias”, – vlerësoi Gjekmarkaj.

Nëpërmjet një akti procedural formal, pasi emërimi i Jotit ishte paralajmëruar të njohur si manekin i Edi Ramës, anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH, votuan kandidatët që paraqiten para tyre në mënyrë të detajur platformat me objektivat dhe strategjitë për drejtimin e Televizionit Publik. Kandidatët në garë ishin Enkelejdi Joti, Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi.

Theksojmë se Enkelejd Joti, është aktualisht drejtor i QSUT-së “Nënë Tereza”, ku është përmendur për përfshirje në afera, ndërsa tashmë do të rikthehet nën drejtimin e medias publike, pas eksperiencës në Top Channel, vite e vite më parë e për një kohë të shkurtër.

Related Posts

Leave a comment