Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Martin Leka, drejtori i Përkohshëm i RTSH, shqetësim Evropian

martin-leka-6-604x405

Nga Anisa MUÇAJ –

Mungesa e një Drejtori të Përgjithshëm të ri në Radio Televizionin Shqiptar (vend që vijon të mbetet vakant që nga maji 2021, nga lënia e detyrës prej Thoma Gëllçit), dhe vazhdimi i punës  me Drejtorin e përkohshëm, zvendësin Martin Leka, nuk është më vetëm problem kombëtar por edhe Evropian.

Lidhur me këtë çudi shqiptare, që vijon për të disatën herë, të mërkurën organizata e mirënjohur evropiane Safe Journalists Network ka shprehur shqetësimin e saj, në lidhje me situatën aktuale që vë në “rrezik lirinë e medias në Shqipëri”, sikurse thuhet në letrën që kjo organizatë i’a ka adresuar Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionit Evropian të Transmetuesve Publikë (EBU) dhe z. Oliver Varhelyi, Komisionerit të BE për Zgjerim.

“Shprehim shqetësimin tonë se propozimet e Drejtorit të Përkohshëm (z.Martin Leka) për ndryshimin e strukturës organizative të RTSH janë në kundërshtim  me mandatin e përkohshëm të drejtorit. Kjo periudhë tranzitore mund të çojë në abuzim me pushtetin dhe shpërfytyrim të funksionimit të RTSH, e cila mund të ketë impakt negativ mbi gjithë lirinë e medias në Shqipëri,” theksohet, ndër të tjera, në letrën e Rrjetit për Sigurinë e Gazetarëve (SJN).

Më herët Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), ishte organizata e parë që reagoi ndaj problemeve të shumta në drejtimin dhe administrimin e RTSH.

Ndërkohë Martin Leka, drejtori tranzicional i gjigandit mediatik shqiptar, i cili për gati dy dekada vegjeton në pozicionin e Zv/ Drejtorit të Përgjithshëm, ditët e fundit i ka shpeshtuar vizitat në paradhomën e Kryeministrit Rama në përpjekje që statusin e tij 15 vjecar si zv/drejtor  i RTSH ta lartësojë sipas ambicies së vet, në atë të Drejtorit të ri të Përgjithshëm.

Ecejaket e Zvendësit Leka në godinën e Kryeministrisë në fakt janë cënim i statusit të pavarësisë që duhet të ketë në pozicionin e tij edhe drejtuesi i RTSH edhe vetë institucioni që njihet si media publike.  Edhe nëse do të duhet që për arsye institucionale të ketë kontakte, ato do të duhej të realizoheshin përmes  Këshillit Drejtues.

Pasi vetëm ky institucion apo kryetari i tij, zoti Leka Bungo, mund të kenë takime ndërinstitucionale për cështje të statusit apo ardhmërisë drejtuese të të RTSH.

Këtë ka parasysh Rrjeti për Sigurinë e Gazetarëve kur flet në letrën e vet publike për impaktin negativ mbi lirinë e medias dhe sidomos autoritetin e medias publike në vend.

©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arberianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment