Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

OLENI “ELEKTRIZON” SHQIPTARËT E ATHINËS!

319657548_5905097526219646_2708990257409920661_n

Miho Gjini

Ashtu sikundër isha, i tejshkundur nga pandemia e “rrufeja”e mëpastajme, po i ripërtërirë, si e kisha mundur të keqen, shkova edhe unë në “Divan Caravel” të Athinës për tu gëzuar rishtazi, edhe sivjet, në Festën e Pavarësisë. Ndriste gjithçka në atë kat salloni të hotelit madhështor të Athinës, me tryezat e stolisura, me vajzat tona të veshura me kostumet origjinale dhe me shqiptarë, arvanitas e arbëreshë të ftuar e të veshur me sqimë, me buzëqeshjen e të lumturve….Me të gjitha të mirat brënda, me të pira e mezera, që servireshin pa pushim, me muzikë, këngë, valle, flamure e shamira të kuqe flakë e me fare pak fjalime zyrtare. Kur flet ZEMRA! Festa kërkonte pikërisht këtë atmosferë të ndezur e të kulturuar bashkëkohëse, ku unë do të shihja se si lëvizte midis turmës një person i njohur entusiast, i thjesht e i nxituar, si të ishte një arlekin i shkathët i Komedia del’Arte, me këmishë të bardhë e me flokët mbi ball, që s’dija se ku e kisha parë, po që ishte aq i njohur e i këndshëm, i cili do më shquhej i plotë e i vërteti, sapo të hypte në podiumin e orkestrinës përballë e do vendoste violinën në qafë, mbi telat e së cilës rranë edhe leshrat e tj të dredhura: qe OLEN QESARI ynë, Piqerasioti, që lindi në Durrës në vitin 1975, i biri i Inxhinier Roberto Qesarit nga Piqerasi, që gjezdisi BOTËN me violinën në krahë, një talent i lindur, që doli edhe në publik me koncertin e tij të parë muzikor që më moshën 6 vjeçare dhe që, u përket tani, edhe të gjithë kombeve ku u ritë, mësoi, u diplomua në tre konservatore famoze (brënda moshës 18 vjeçare!), jetoi dhe shprndau talentn e tij të jashtzakonshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Greqi, Itali, Austri, Amerikë, Kanada, Japoni e kudo ne Europë, ku dha koncertet e tij magjike, me violinën elektrike e me vokalin e tij, herë të butë e herë të zjarrtë.
Këtë behar u bënë edhe mjaft “debate pa bereqet” atje në Piqeras, në fshatin e tij të origjinës! Për Olen Qesarin, të nipin e Stefan Qesarit nga Piqerasi që emigroi në Amerikë, nëpërmjet Greqisë dhe që e la të birin, me gjyshen nga Qeparoi. Oleni lindi e u ritë dhe mësoi muzikë në Durrës e Tiranë, jeton (më së shumti) në Itali, ku mbiemëri i tij lexohe Cesari, -sipas versionit vëndas, sikundër ndodhë edhe në Greqi e në shume vënde të botës, dhe, njeri nga këta (të “opozitës” së fshatit!),-si i quajmë unë e Fabulisti Gjivogli, -thoshte se Oleni duhet të vijë edhe në Piqeras a në Bunec, që t’i bjerë violinës, kur këtë artist me famë botërore (që shumëkush nga BOTA, e ka cilësuar GJENI!), nuk e mbledh dot as Italia, ku edhe banon, me koncertet që ka dhënë e jep, që nga Brazili i kontinentit Amerikan e gjerë në Kontinentin Aziatik, duke e përshëndetur”Botën Aziatike “ nga muri i lashtë kinez! E pikërisht në këto çaste (sikur ta kishte “ngacmuar telepatia” se po flisnim për të!”, më telefonon vetë Oleni , nëse mund ta prisja në Piqeras që të blinte librat e mia për Piqerasiotët , ku pata botuar edhe një portretin e tij, për të cilin pata shumë komente pro e kundra(?!)Ai ndali makinën BMW që e ngiste vetë, para shtëpisë time , pa patur kohë që të pinte as edhe një kafe, ngaqë e prisnin në Parga të Greqisë, të ftuar për disa koncerte aty e në qytete të tjera të vëndit fqinjë, por premtoi se me kthimin e tij mund të qëndronte ca me tepër dhe menjëherë hapi kasetofonin për të dëgjuar direkt mesazhin e së ëmës, Lavdie Qesari, e cila më falenderonte për shkrimin e bërë për Olenin e saj, që as ajo vetë nuk e “mblidhte dot” nga turnet e ftesat e shumta që i vinin pa rreshtur…Po mori tre librat e mia, tha se do t’i lexonte me kujdes, më perqafoi e iku me po atë nxitim që kan arrtistët kur i kërkon publiku i pa anë……
Dhe, ja ku më del përpara, në Athinë, para emigrantëve tanë që u “çmëndën” pas tij dhe që e shtuan kohën e qëndrimit në atë Hotel Lluksoz të Athinës, kur festa u “elektrizua” e morri zjarrë!…Ç’farë këngësh dëshironi,-u tha ai spektatorëve që mbushnin sallën,-shqiptare, greke , apo italjane? Dhe , kori buçiti në një zë të vetëm: SHQIPTARE!, për ta flakëruar “Divan Caravelin” ca më tepër! Dhe do më bëhej Oleni më i plotë e i kompletuar si artistë, që harmonizoi aq natyrshëm instrumentistin, këngëtarin, aktorin dhe konferacjerin që lidh shpesh sallën me skenën…E u tejmbush atmosfera me këngë shqiptare e klithje gëzimi, me ato drithtërima të violinës së tij magjike, që i ftoi që të gjithë shqiptarët, arvanitasit e grekët që ndodheshin aty të ftuar, në kërcime e valle të përbashkëta ..Kur do të më merrte edhe mua “Arëza “, për të vallzuar në krahët e saj. Po do të dukej edhe Aleksandra (Llaçi) Nikkollo, pak më tutje..E me Olenin bëheshim katër. Katër piqarasiotë në Divan Caravel! Dhe, kurrë nuk e pandehnja se do ngrihesha edhe një herë në këmbë e jo më të kërceja!..Po ai Lefter Çipa nga Piluri,-Bardi i Madh, më kishte thënë një fjalë:”vdekça e u ngritça nga kënga!” I pavdekshëm mbete , o Lefter Çipa dhe ti , o Olen Qesari Piqerasioti , që i vure “flakën” sonte “Divanit Turk”, ashtu si bëre nga krahu i monumentit grandioze të Jezu Krishtit ne Rio De Zhaneiro, që mahnite atje poshtë më se dy miljon brazilian që i mbajte në këmbë, për gjashtë orë, nën magjinë e violinës tënde! T’u shtoftë jeta, o Olen Qesari, që i vure re edhe ata tre piqerasiotët atje poshtë teje, në atë festën Athinjote të shqiptarëve,dhe zbrite na fotografove me celularin tënd, tek i kisha mbyllur edhe sytë, nga ajo ëndër e gjallë dhe e flakëruar! E që do të përlotesha tek lexoja se si më shkruaje të nesërmen në facebook: “U lumturova edhe unë që u takova familiarisht! Oleni.”
Athinë fillim dhjetori 2022

Related Posts

Leave a comment