Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VAJZA E “DIVERSANTIT”?!

365971309_6680384225357635_5210571803938646319_n (1)
Pardje në fshati tonë, në Piqeras të Himarës, mbrriti një grua e thinjur, e tkurur dhe e pezmatuar, që shkelte këtu për herë të parë, me një furgon me 10 vetë, ku bënin pjesë bashkëshorti amerikanë, fëmijët e tyre, nipat e mbesat, lindur e rritur në “USA”, e cila “jepte merrte” në gjuhën e saj, që Katina e Gjivogle në “Bar-Bufe-PIQERASI”, mezi arriti të kuptonte se ajo kërkonte të dinte se ku e ka shtëpinë i ati i saj, Grigor Prifti, tashmë në “Gjirin e Parajsës”! Ndërsa ne të tre: Kryeplaku Niko Nino, i sapo kthyer nga një Spital i Janinës, Fabulisti Vasl Gjivogli,-i nguluri i 365 ditëve në Piqeras, mësuesi i nderuar i Qarkut të Vlorës, si edhe unë “binadali”,-i syrgjynosuri e zëmërdjeguri, që pinim kafen e mëngjesit po aty, me vonesë do të kuptonim se ajo ishte e mbeti e bija a atij “Diversantit të Rezikshëm” që errdhi këtu natën (70 vite më parë, përmes detit!), nga ishulli grek, përball nesh, morri gruan dhe iku po natën , pa e kuptuar njeri e brënda pak ditësh u gjënd pranë “Statujës se Lirisë” në Kontinentin e largët! Katina e tromaksur jo pak, i rrëfen me gisht, shtëpinë e të atit, dhe ajo vrapon si e lebetitur drejt saj… Po dera është e shqyer nga koha e gjatë dhe me “dallgë shumë”, nën portikun prej guri, ku duket vetëm “shtëllungu” i gjelbër i ferrave, mbi trarët e një shtëpie të rrëzuar …Ajo pezmatohet, rrëqethet e troket përbri, në shtëpinë e xhaxhait “të panjohur, “nga të vetmit “të gjallë” që kanë mbetur!), kur prej andej del, jo më pak i tromaksur, djali i Xhaxhait, Napoleon Prifti,-edhe ai në moshë të thyer, të cilin e ka lënë i ati (birin e vetëm), sa doli nga burgu i gjatë dhe i lidhur me zinxhira këmbë e duar, i dyshuar se kishte dijeni , për “misionin misterioz” të vëllait, bashkë me të tjerët nga fisi i tij (?!), i cili takohet , po për herë të parë, me kushërirën e parë, duke mos ditur si t’i thotë e t’i shprehet asaj , për “gjëmat e shkuara”, si në kohrat primitive!…Ndërkohë që rasti i çuditshëm (kryekëput human!),do të sillte që aty, përball muzeut të dy heronjëve (Vasil Llaçit e Mitro Xhanit), që ende ka nga jashtë shënjat e djegjes së kobshme të 97-ës, me dyer e dritare të shqyera po ashtu (nga barbarët e rinjë!), të vinin me një tjetër furgon disa turista kalabrezë nga Italia, me origjinë nga Piqerasi, që kishin ndaluar për të parë fshatin amë. E do ta “drejtonte” situatën e nderur, midis habisë dhe rastësisë së të arrdhurve të jashtzakonshëm, -bashkëshortia e Napoleonit, Himariotia Kulla Buta, qi i hapi të dyja kanatet e shtëpisë së saj , po që turma e njerëzve të shumtë do të mbetej aty, ku do të shtohesha edhe unë, shkrimtari e artisti i syrgjynosur, po ashtu, për tu njohur e u fotografuar me ta, tek e Zonja e Shtëpisë u uroi mirësearrdhjen dhe e preu shalqinin në pragun e derës e na gostiti të gjithëve , me nga një fetë shalqi të kuq si gjaku…Ndodhemi të befasuar midis një skene masive tragji-komike “teatrale”, të tejmbushur me personazhe të zbritur nga “hemisfera” të tjera kozmike, midis mistereve e realiteteve tokësore, të një fshati me historira të çuditshme e bukuri të rrallë perëndie! Kur lotët, trazoheshin, me lotët, në ato përqafime të së papriturës, me ENIGMA që nuk i ka “ndrequr as koha”, për të ditur se ç’farë do ta quaj tanimë këtë TABLO ABSTRAKTE, e bija amerikane, të atin shqiptar: të ashtuquajturin “Diversant” që e urreu komunizmin dhe iku, apo “Heroin”, që mendonte e guxonte për një “SHQIPËRI TJETËR!”, që mandej jetoi e vdiq si qytetar e N/shtetas amerikan?.
Megjithatë ajo do të qante me lotë gëzimi edhe në krahët e mi të drobitur , kur i dhurova Librin tim “PIQERASIOTËT”, ku ndodhej edhe portreti “enigmatik” i Gole Priftit, i të jatit, tashmë i paharruar për guximin e tij, pas asaj ikjeje të detyruar nga pamundësia e pajtimit të dy fshatrave të zonës, që u “vranë e u prenë” për disa “kokë bagëti!”. Dhe do të largohej përsëri, me kokën mbrapa, nga ajo shtëpi, ku kanë mbirë ferrat e është rrëzuar edhe shtëpia, bashkë edhe me 74 çati të tjera të ikurish!…Koha vërtetë shëron, po krijon edhe “plagë të thella” që e thinjin njeriun…Sikundër edhe këtë grua, që lindi e u rritë në kontinentin e largët e vjen e djegur nga malli, gjer këtu, për të ledhatur gurët e shtëpisë së të atit, me emrin fort të tmerrshëm të “DIVERSANTIT”!

Related Posts

Leave a comment