Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali i korrupsionit në PE “trondit” themelet e BE, Borrell – Baerbock: E tmerrshme!

borrell-dhe-baerbock-750x375

Parlamenti Evropian u trondit së fundmi nga disa raste korrupsioni të dyshuar mes disa përfaqësuesve të tij të lartë, ndërsa për këtë ka reaguar edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Borrell tha sot se hetimi që Belgjika po kryen për korrupsionin e dyshuar në Parlamentin Evropian është “shumë shqetësues”.

“Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese. Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte që sigurisht më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian”.

Josep Borrell

Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock paralajmëroi se besueshmëria e Bashkimit Evropian është vënë në pikëpyetje në rastin e korrupsionit të dyshuar në Parlamentin Evropian.

Ajo bëri të ditur se ky, siç e quajti ajo, “incident i pabesueshëm”, duhet të zbardhet tërësisht me zbatimin e plotë të ligjit.

“Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e Bashkimit Evropian, kështu që ka pasoja në fusha të ndryshme”.

Annalena Baerbock

Gjyqësori belg kreu disa kontrolle të premten si pjesë e një hetimi të hapur në mes të korrikut të këtij viti për një organizatë të dyshuar kriminale që depërtoi në zemrën e Parlamentit Evropian dhe dyshohet për ndërhyrje në politikën e sindikatave dhe korrupsion përmes Katarit.

Zyra e Prokurorisë Federale njoftoi se janë kryer 16 kontrolle në disa komuna të Brukselit dhe se kontrollet janë kryer si pjesë e një hetimi të gjerë për aktet e dyshuara të organizimit kriminal, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 600 mijë euro para në dorë, si dhe pajisje kompjuterike dhe telefona. Prokuroria belge ka ngritur dje akuza ndaj katër personave të dyshuar për marrjen e parave dhe dhuratave për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në favor të një shteti të Gjirit.

Parlamenti Evropian njoftoi se zëvendëspresidentes Eva Kaili i pezulluan kompetencat dhe detyrat, ndërsa socialistët grekë, Lëvizja PASOK, anëtare e së cilës është Kaili, njoftuan se ajo u përjashtua nga partia.

Related Posts

Leave a comment