Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam paditur Sali Berishën”, Taulant Balla flet për rikandidimin e Veliajt e Subashit dhe akuzat ndaj Ahmetajt

-640-0-1671034847xkr-tualant-balla-frame-891-1280x720-643

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë zërat se Partia Socialiste është distancuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas akuzave që rëndojnë mbi të lidhur me çështjen e inceneratorëve teksa thekson se për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj dhe atë të Fierit Armando Subashi, flet transformimi që ata i kanë bërë qyteteve që drejtojnë.

Gjithashtu Balla zbuloi se ka depozituar padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se emri i kreut të grupit socialist ndodhet në përgjimet e Çapjave në Elbasan.

Kryetari i grupit parlamentar të PS flet edhe për draftin e amnistisë fiskale por edhe për avokatin e popullit për të cilin thotë se do ta zgjedhë qeveria.

“Ndaj Erion Veliajt mund të ketë padi, por Veliaj dhe Tirana flet me punën e shkëlqyer që është bërë këto 7 vite. Tirana e pa me sytë e vet, nga 2011 pas largimit të Ramës nga drejtimi i bashkisë ishte një 4-vjeçar letargjik që nuk duhet kthyer asnjë moment. Paditë kanë punën e tyre, por e vërteta është që sot nuk ka asnjë akuzë të ngritur zyrtarisht nga institucioni i akuzës. Ku ka punë ka edhe llafe, por nuk jemi për të komentuar llafet dhe puna flet vetë.

Bashkia Fier është një bashki model në Shqipëri. Puna e bërë në këtë bashki është mbresëlënëse. Pasi kalova nga Elbasani në Fier, e kam shkelur çdo cep dhe kam, pasur mundësi  ta ndjek ndër vite dhe mund t’ju konfirmoj që në bashkinë Fier kryhet një punë serioze në shërbim të komunitetit dhe Subashi ka një meritë të pazëvendësueshme.

Ahmetaj nuk ka munguar në asnjë prej seancave parlamentare që për mua është indikatori kryesor i performancës dhe detyrimeve që ka çdo anëtar i grupit parlamentar. Ka pasur një sulm mediatik ndaj Ahmetajt sesa thelb  brenda çështjeve të pretenduara. Kuvendi ka bërë hetimet e veta dhe nuk ka asnjë referencë ndaj Ahmetajt. Ata që ngrenë akuzat nuk mund të japin dhe verdiktin”, tha ai për MCN.

Related Posts

Leave a comment