Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali/ Prokurorja Merita Selimi legjitimon pronën e grabitur me dokumente false e të asgjësuara me vendim Gjykate… Denoncimi i dërgohet Ambasadave

ptok-750x340

Skandali me pronat në Shqipëri është i vjetër

Në 30 vite, të gjitha Qeveritë nuk kanë bërë asgjë, përpos premtimeve, madje paturpësisht vazhdojnë ta kenë kauzë në fushata elektorale edhe sot e kësaj dite.

Në vazhdën e denoncimeve të shumta që kemi publikuar, radha i vjen një tjetër skandali.

Shtetasi Sefedin Shefa, nga Lushnja, denoncon pranë redaksisë tonë (në dijeni ka vënë edhe ambasadat kryesore në Tiranë, si edhe autoritetet qendrore të drejtësisë), grabitjen e pronës që i takon me ligj, nga bashkëpunimi autor-drejtësi.

Sagën me drejtësinë dhe humbjen e luftës për të vërtetën dhe të ligjshmen, Sefedin Shefa e rrëfen në mënyrë shteruese, shoqëruar me të gjitha provat e dokumentuara.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

“Kam 30 vite që kam mbetur në dyert e Prokurorisë dhe Gjykatës Lushnje. Kam kërkuar pronën e babait tim, që e kam fituar me vendim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë ( vendimi me Nr.225. dt.02.10.2020), që URDHËRON asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara nga shtetasi Ferit Tabaku. Zaptuesi i pronës që ligjërisht më përket mua. Prokuroja Merita Selimi, më dt. 16.04.2021, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë.

Përveç vendimit të supercituar të Gjykatës së Apelit Vlorë, janë një sërë vendimesh të gjykatave që kanë nxjerrë të falsifikuara dokumentet e z. Tabaku, i cili për shkak të zvarritjeve të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Lushnjës, arriti të mos dënohej me burg, (për shkak se vepra penale ishte e parashkruar), por Gjykata vendosi pranimin e fajësisë dhe si pasojë fshirjen e dokumenteve të pronësisë në emër të shtetasit Ferit Tabaku. Vendim që u mor në vitin 2019 dhe u ekzekutua nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Lushnje.

Ndodhur në këto kushte të zhveshjesh nga prona, shtetasi Ferit Tabaku, megjithëse autor i veprës penale, duke përfituar nga parashkrimi, ka patur kurajën të kallëzojë të njëjtën gjë, duke u kthyer nga i akuzuar në akuzues, dhe duke përdorur dokumentet e falsifikuara që kanë dalë nga hetimet e prokurorisë dhe që gjykata ka vendosur asgjësimin e këtyre dokumenteve. Prokurorja e Lushnjes Merita Selimi ka arritur që me këto dokumente, të cilat, e theksoj, kanë rezultuar të falsifikuar dhe me vendim gjykate janë të asgjesuara. Madje këtë vendim të gjykatës të formës prerë e ka zbatuar pikërisht prokuroja Merita Selimi.

 

Interesant është fakti që versionin e paraqitur nga kallëzuesi është pranuar apriori pa asnjë ndryshim nga vetë prokuroja Merita Selimi, e cila edhe pse kishte tani një vendim të formës prerë për këtë çështje, vazhdon me hetimet duke i qëndruar besnik kallëzimit fals të Ferit Tabakut. Për këtë gjë të gjykuar, prokuroria ka mbajtur çështjen peng, duke kryer gjoja hetime objektive që nga momenti i paraqitjes së kallëzimit për më tepër se dy vite. Me gjithë kohën e gjatë, nga hetimi nuk ka rezultuar asgjë më tepër se çfarë ka pretenduar “viktima” Ferit Tabaku. Për të gjithë këtë periudhë kohe, kemi qenë peng i organit të prokurorisë. Megjithëse jemi trajtuar si autorë të falsifikimit që në nisjen fillestare, ne asnjëherë nuk jemi vënë në dijeni me procesin dhe nuk jemi njohur me hetimet e njëanshme duke na kthyer përgjigje “de jure”, se nuk jeni palë në proces, por realisht duke na hetuar “de fakto” në kohë e hapësirë ne të gjithë anëtaret e familjes, përfshirë edhe mua, në kundërshtim me të gjitha parimet kushtetuese e Kodin e Procedurës Penale.

Hetimi nuk ka patur si qëllim zbatimin e ligjit, por mbajtjen tonë peng, që nëpërmjet këtij pretendimi të sajuar, të mos legjitimoheshim kërkesat tona në lidhje me pronën në proceset civile. Prokurorja Merita Selimi ka arritur që dokumentet që janë hetuar për 30 vite, që kanë dalë të klasifikuara dhe që janë hequr me vendim të formës së prerë nga zyrat e kadastrave, t’i fusë sërish në dosje, edhe pse sipër këtyre dokumenteve shkruhet nga prokuroria me digjiturën “te falsifikuara”.

Duke qenë në dijeni të një gjëje të gjykuar, ajo vazhdon të kryejë veprime, jo vetëm në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, por duke shkelur edhe Kodin Penal me dashje, për të arritur qëllime dashakeqëse, duke u bërë palë me personat që kanë falsifikuar dokumentet.

I ndodhur në kushtet e pamundësisë për të gjetur një zgjidhje ligjore, në lidhje me shkeljet ligjore të njëpasnjëshme të procedurës, i jemi drejtuar KPK Tiranë, KLP Tiranë, ILD Tiranë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri më sot, përveç se faktit që ankesën e kemi marrë. Të ndodhur në këtë situatë, i jemi drejtuar emisioneve investigative që janë në vendin tonë më dt.19 Korrik 2021  dhe 14 Tetor 2022, duke bërë denoncimin përkatës.

Të ndodhur para heshtjes së institucioneve kompetente, jemi detyruar t’u drejtohemi juve si ‘përfaqësues’ të ambasadave në vendin tonë, duke ju kërkuar ndihmë për të asistuar në ndjekjen e këtyre padrejtësive dhe sensibilizimin e organeve ligjzbatuese shqiptare, që të reagojnë për të zbatuar vetëm ligjin. 

Këtë e konsiderojmë si armën e fundit në mbështetje të të drejtave tona ligjore. /Pamfleti

Related Posts

Leave a comment