Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali financiar i rradhës/ Zhduken 24.5 milionë Euro, nga fondet e komuniteteve rome-egjiptiane

Romet barakat-shkoze

Një tjetër skandal financiar, është zbuluar  i qenë prezenmt në shumë bashki të vendit, lidhur me fondet Buxhetit të Shteti e të ardhurat lokale, që janë akorduara për rehabilitimin e banesave të familjeve të komuniteteve rome – egjiptian që jetojnë në zona të ndryshme të vendit.

Nuk bëhet fjalë, për banesat e dëmtuara nga tërmeti, por për banesat e amortizuara ndër vite të këtyre dy komuniteteve, përfituese sipas nenit 43 të Ligjit Nr. 22/2018, datë 3 maj 2018, ku përcaktohet se 20% e financimit u bëhet nga pushteti lokal.

Këto fonde, shkojnë nga 150 milionë deri në 280 milionë lekë çdo vit, akorduar sipas numrit të banesave që caktohen në çdo Bashki; ndërsa përurimi i fondeve zbatohet me tenderime.

Ministria e Financave, që është bashkë-financuese në këto rehabilitime banesash, ka zbuluar se kryetarët e bashkive, përveç tenderëve pa garë e me letra false, nuk kanë kryer fare investime në shumë banesa familjesh rome e egjiptiane.

Është konstatuar, se janë dosjet e tenderëve, firmat fituese, kontratat e vlerave fituese financiare, dokumentet teknike të punimeve dhe numri i ndërtesave të rehabilituara në çdo qendër banimi.

Por nuk janë bërë punimet faktike, në banesat e shumë familjeve rome e egjiptiane, të cilat figurojnë në dosjet e bashkive, madje si të rehabilituara janë pasqyruara dhe banesa që nuk ekzistojnë fare, ose janë gërmadha të braktisura.

Në raportin e kontaktit verifikues, që grupi i auditit të ministrisë ka bërë me familje rome e egjiptiane në bashkitë Kuçovë, Ura Vajgurore, Krujë, Fier, Elbasan, Berat, Durrës, Shkodër, Dibër, Librazhd, Peqin, Cërrik, Gjirokastër, Roskovec, Maliq, Patos, Kamëz, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Ersekë etj., është konstatuar se shumë nga familjet, kanë marrë lekë në dorë nga firmat e ndërtimit dhe kanë firmosur sikur u janë merimetuar banesat.

Por, pas krahasimit të vlerave që janë dhënë familjeve nga firmat e ndërtimit, rezulton se ato janë sa 15%-30% e vlerave financiare të caktuar për merimetimin e çdo banese; ndërsa kryetarët e bashkive kanë firmosur dosjet, sikur janë kryer punimet.

Ky abuzim me vlerë 24.5 milionë Euro për periudhën janar 2018-31 mars 2020, u zbulua në fund të muajit shtator 2021, nga kontrolli që Ministra e Financave, bëri pas denoncimeve nga zyrtarë të bashkive, të shoqatave rome e egjiptiane dhe nga vetë familjet e këtyre dy komuniteteve.

Skandali me këtë falsifikim e vjedhje, thellohet akoma më tepër, kur mëson se drejtuesit e 45 bashkive, kanë falsifikuar dosjet sociale, duke futur në lista financimi dhe riparime banesash e objekte biznesi, të familjeve që nuk i përkasin komuniteteve rom e egjiptian.

Më 31 tetor 2018, “Pamfleti”, publikoi skandalin e kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi; e cila me 14 milionë lekë nga fondi social, i riparoi banesën në fshatin Sukë-Strum, Sekretarit të Përgjithshëmë të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, duke e regjistruar si banor dhe familje e komunitetit rom.

Sipas informacionit, ky raport do detajohet me prova të plota, dhe brenda datës 15 nëntor, do t’i paraqitet për veprim kryeministrit Rama, si autoriteti ligjor vendim-marrës, por ende nuk flitet për çuarjen e dosjes në SPAK./Pamfleti- Titulli vjen i redaktuar nga Arberia News.ne/

Related Posts

Leave a comment