Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandali, thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit Abazoviç

-800-0-9876270874760293cbb7b84106b831ae

Një prej aktivistëve më në zë të qytetit të Tivarit, Zoran Vojvodiç, ka lëshuar thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Thirrjet i lëshoi përpara të pranishmëve në një dëgjesë publike ku u prezantua projekti i qeverisë së për menaxhimit të hapësirave të vendit që po shtrohet për diskutim qytet më qytet që prej Janarit.

Skandal përbën fakti që në takimin me banorët vendas, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës së Tivarit, Dushan Rajçeviç, i cili në vend që ta kundërshtonte, e duartrokiti duke qeshur aktivistin e moshuar.

Për këtë rast, reagoi partia URA e Dritan Abazoviçit, e cila i quajti skandal thirrjet e Zoran Vojvodiçit dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Rajçeviç, i cili deri më tani nuk ka reaguar.

Related Posts

Leave a comment