Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas Shqipërisë edhe Abazoviç njofton se Mali i Zi do ketë satelitin e vet në hapësirë

-640-0-b72914a3ec9784d452ac27c7d0085c5b

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor.

“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë, shkruan REL.

Ai tha se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. “Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024”.

Abazoviç ka biseduar me Nino Drakuliç, Nikolla Peroviç dhe Filip Joviçeviç, novatorë të Malit të Zi, njëherësh përfaqësues të organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi, të cilët kanë iniciuar projektin për lëshimin e parë të satelitit malazias, “Luça”.

Kryeministri i Malit të Zi tha se ekzekutivi, përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.

Tetorin e kaluar po ashtu ka pasur bisedime se Mali i Zi do të kryejë testimin e një sateliti. Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviçin për detajet e këtij projekti.

Projekti do të financohet nga një grant i “ekonomisë qytetare”.

“Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim”, tha Abazoviç.

Related Posts

Leave a comment