Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit 9 Shkurt 2023

auto_auto_motiiii15929811481624545816-350x250

Sipas MeteoAlb, dita e enjte do të sjelli tërheqje graduale të masave ajrore tw ftohta duke përmirësuar lehtësisht situatën termike në vendin tonë, ku në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori do të jetë në vlera pozitive.

Shqipëria do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke sjellë dominim të kthjellimeve në orët e para të ditës në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat, por mundësia për reshje në territor është 0.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -9°C deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë

Related Posts

Leave a comment