Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komisionet zgjedhore nisin punën pa PD-në, PS dhe PL marrin materialet zgjedhore

-1200-630-607bd2e699a2a

Në mbarë vendin janë ngritur komisionet zonale për administrimin e zgjedhjeve.

Në to mungon Partia Demokratike, pasi Komisioneri Ilirjan Celibashi refuzoi të futej në mes sherrit Basha-Berisha e të zgjidhte një fitues.

Kjo është hera e parë kur selia blu ngel jashtë komisioneve zgjedhore, kur të dyja kampet kanë shpallur jo vetëm ambicien për të marrë pjesë në proces, por kanë publikuar edhe kandidatë.

KZAZ-të kanë filluar punën vetëm me anëtarë nga PS, PSD dhe PL.

Ndërkohë nuk kanë munguar as problemet e para të funksionimit, sic është ky rast në Fier.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk emëroi asnjë palë të PD-së, pasi edhe Berisha edhe PD-ja zyrtare e Alibeajt pretenduan të merrnin vendet në emër të demokratëve.

Celibashi do ta marrë këtë vendim përtej datës 6 mars, kur të ndahet përfundimisht nëse PD do të regjistrohet për 14 majin e nëse po, cila palë.

Related Posts

Leave a comment