Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Djali i Ardian Fullanit kapet me pistoletë, policia e liron: E mban se punon si badigard

-640-0-c491d3cd0f3c1383e6348cced1348d9c

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariat të Erik Fullanit, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, pasi i është gjetur një pistoletë me vete.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se atij i është vendosur 20 000 lekë të rinj, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit.

Pas shoqërimit në komisariat, arma që ai mbante me vete ka rezultuar me leje, pasi sipas policisë, ai punon si bodyguard.

Kjo e fundit është paksa për t’u habitur, pasi babai i tij rezulton si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri dhe ka nevojë vetë për “bodyguard” dhe jo të punojë djali i tij në atë punë.

Reagimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, sipas të cilit pretendohet se në zonën e ish-Bllokut, është kapur me armë zjarri pistoletë, shtetasi E. F., ju sqarojmë se:

Ditën e sotme, rreth orës 10:45, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në zonën e ish-Bllokut, automjetin me xhama të errësuar, me drejtues shtetasin E. F., 29 vjeç. Këtij shtetasi i është vendosur masa administrative 20 000 lekë të rinj, për xhamat e errësuar të automjetit.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë 29-vjeçarit dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariat, për verifikime të mëtejshme.

Pas verifikimeve ka rezultuar se arma që ai mbante ishte me leje dhe në vijim të veprimeve u bë njoftimi dhe dorëzimi i armës te drejtuesi teknik i firmës, ku ai punon (bodyguard), sipas procedurave përkatëse.

Related Posts

Leave a comment