Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bllokuan foltoren dhe i ranë bilbilit, deputetët e PD përjashtohen nga Kuvendi

-640-0-1676552901xspahopng-503

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike janë përjashtuar nga Kuvendi, pas rrëmujës dhe kaosit që shkaktuan në seancën plenare të enjten e kaluar. Deputetët e përjashtuar janë Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.

Masa ndëshkuese nuk ka qenë e njëjtë për gjithë. Deputetja Metaliaj dhe Bardeli janë përjashtuar përkatësisht me pesë me tre ditë për të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit, kurse të tjerët me dhjetë ditë.

Ditën e djeshme Partia Socialiste, konkretisht një grup prej shtatë deputetësh iu drejtuan me kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikollës, ku kërkohej përjashtimi i tyre për kaosin e shkaktuar në seancë.

Related Posts

Leave a comment