Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Mos prekni deputet me dorë”, përplasje mes opozitës dhe gardës së Kuvendit shqiptar

auto_fff1677145635

Deputetët e PD, të përjashtuar nga seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë kërkuar sërish që të futen në ambientet e Kuvendit. Ata janë bllokuar nga garda në hyrje të Kuvendit ku nuk kanë munguar as tensionet mes tyre

“Mos prekni deputet me dorë…Guxoni ju vini dorë mbi deputetët o zot i madh”, dëgjohet të thotë Albana Vokshi.

Deputeti duan të futen në sallën e parlamentit por dera është e bllokuar nga punonjësit e Gardës. Luan Baçi dëgjohet teksa debaton me tone të larta me një nga punonjësit e Gardës. Po ashtu, deputetja Albana Vokshi dhe nënkryetari i PD-së Luciano Boçi.

Edmond Spaho: Ai që fshihet si miu duhet të vijë këtu.

Luan Baçi: Kush je ti që do na pyesësh një nga një? S’jemi nxënës kopshti. S’të bën përshtypje ty që nuk vjen njeri nga Kuvendi se nuk ia mban.Hape derën se s’dua njeri të më prekë. Mos kujtoni se kjo punë do vazhdojë kështu gjithë jetën.

Luçiano Boçi: Po na e bëni sikur po futemi në Alkatraz.

Related Posts

Leave a comment