Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moska paralajmëron NATO-n dhe Ukrainën: Kujdes me hapat aventureskë në Moldavi

NATOJA-750x375

Ministria e Jashtme ruse ka lëshuar të premten një deklaratë më anë të së cilës paralajmëronte NATO-n dhe Ukrainën kundër “hapave aventureske” në Transnistria, një rajon separatist i Moldavisë ku janë vendosur rreth 1500 trupa ruse.

Në deklaratë thuhej se ndërsa Moska është për përdorimin e “mjeteve politike dhe diplomatike” për të zgjidhur çdo çështje, forcat ruse do të sigurohen që të mbrojnë bashkatdhetarëve e tyre në Colbasna në Transnistria. Po ashtu, në deklaratë paralajmërohej se “ndaj çdo provokimi nga Kievi do të pasojë një përgjigje adekuate.”

Kujtojmë se të enjten mbrëma, kjo ministri doli me pretendimin se Kievi kishte intensifikuar përpjekjet për t’u përgatitur për një pushtim të Republikës së Moldavisë Transnistriane.

Autoritetet ukrainase nuk u janë përgjigjur ende pretendimeve të fundit të Rusisë, por së fundmi ata kanë akuzuar Rusinë për komplot për të destabilizuar Moldavinë.

Më 13 shkurt, presidentja e Moldavisë Maia Sandu u bëri jehonë pretendimeve të Ukrainës dhe akuzoi Rusinë se planifikon të përdorë “diversantë që kanë kaluar trajnime ushtarake dhe janë të maskuar si civilë” për të destabilizuar vendin.

Related Posts

Leave a comment