Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berlusconi del nga kujdesi intensiv pas 12 ditësh, por do të qëndrojë në spital

-640-0-1680863080xberlusconi-529

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka dalë nga njësia e kujdesit intensiv, por do të qëndrojë i shtruar në spital. Mediat vendase bëjnë me dije se biznesmeni dhe tre herë kryeministri i vendit, ka shfaqur përmirësim të vazhdueshëm.

86-vjeçari ndodhej në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele të Milanos që nga 5 prilli. Ai vuan nga leucemia dhe nga një infeksion në mushkëri.

Të dielën ai “u transferua në një njësi të kujdesit normal”, shkruante e përditshmja italiane Corriere della Sera, duke cituar burime pranë familjes së tij. Sipas mjekëve të tij, Berlusconi ka leuçemi mielomonocitare kronike (CMML), një lloj i rrallë i kancerit të gjakut që prek kryesisht të moshuarit.

Tre herë kryeministër dhe miliarder manjat i medias, ai ka dominuar jetën publike italiane për dekada. Silvio Berlusconi është aktualisht senator dhe partia e tij e krahut të djathtë Forza Italia është pjesë e qeverisë së koalicionit të kryeministrit Giorgia Meloni.

Që prej infektimit me Covid-19 në vitin 2020, ish-kryeministri i Italisë ka përfunduar disa herë në spital.

Related Posts

Leave a comment