Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U dënua me 25 vite burg, kritiku i Kremlinit: Rusia do të jetë e lirë, shoqëria do të dridhet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer

-640-0-1681738203xmurza-383

Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza i cili u dënua me 25 vjet burg me akuza përfshirë tradhtinë ka thënë se “Rusia do të jetë e lirë”.

Komentet të cilat janë një slogan i opozitës, vijnë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi atë me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse, shkruan Sky News.

Kara-Murza i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si politike dhe i ka krahasuar procedurat gjyqësore kundër tij me gjyqet e shfaqjes gjatë sundimit të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Në një deklaratë javën e kaluar, Kara-Murza tha se ai mbeti krenar për qëndrimin kundër “diktaturës” së Vladimir Putin dhe vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë.

“Unë e di se do të vijë dita kur errësira që ka përfshirë vendin tonë do të pastrohet. Dhe atëherë shoqëria jonë do të hapë sytë dhe do të dridhet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer në emër të saj”, tha Kara-Murza.

Related Posts

Leave a comment