Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama vizitë në Kalabri/ “Ndër të paktat vende që ruajnë rrënjët dhe identitetin tonë”

auto_rama-1-752x4401685807457

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Kalabrinë këtë të shtunë, ku është ndalur në Eparki një provincë arbëreshe e kishës ortodokse.

Jemi falënderues për këtë pritje, kjo është një mundësi që të njihemi edhe më shumë nga afër dhe mund të dëgjohemi dhe kuptohemi se si mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë, se si mund të ndihmojmë njëri-tjetrin ashtu siç e thatë po aq mirë edhe ju vetë. Dua të them që për ne është shumë e rëndësishme për të mësuar historinë tonë, përvojat tona dhe opinionet tuaja mbi aktualitetin mbi vendin ku jetoni sepse është e vërtetë që e njohim historinë e arbëreshëve por, tjetër gjë është të njohësh nga librat apo me të dëgjuar, edhe një herë faleminderit! Është një nder dhe një kënaqësi e veçantë”, tha Rama.

Ndërsa peshkopi i Eparkisë shprehu falënderimet për vizitën e kryeministrit Edi Rama, teksa e cilësoi vizitën e tij si një mënyrë për forcuar lidhjet me Shqipërinë.

Edi Rama gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga kryebashkiakët e Durrësit dhe Shkodrës, Emiriana Sako e Benet Beci.

Related Posts

Leave a comment