Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikhimi i basteve sportive, Rama: S’do ketë më salla parazitësh ku njerëzit hedhin në erë kursimet por veç online

-640-0-0ee4e52917db9b89f35c795424cb4d61

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij këtë të mërkurë në një dëgjesë publike lidhure me diskutimin për rikhimin e basteve sportive, se nuk do të ketë më hapje tëe sallave të lojërave të fatit, por po shkohet drejt formalizimit dhe lejimit të atyre vetëm online.

“Ne s’do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, te lojërat, te batërdia e lojërave të fatit, as për baste, as për makineta , as për dreqë e shejtan.

E vetmja konsideratë është për bastet sportive online dhe për asgjë tjetër.

Pavarësisht se ka shumë diskutim mbi këtë se duhet e kjo e duhet dhe ajo.

Jo më salla parazitësh e parazitizmi në Shqipëri ku mblidhen njerëzit e harxhojnë orë të tëra e luajnë për të hedhur në erë edhe ato kursime që prindërit ua japin fëmijëve në dorë nuk do ketë”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment