Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy të vrarë dhe tre të plagosur në sallën e bilardos, klientët hidhen nga dritaret

-800-0-d8c2b7964c45cf02affe7b1a6bc5a574

Dy të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë që u regjistruan në orën 23:00 të mbrëmjes së të hënës në një sallë bilardoje në Prato të Italisë.

Sipas mediave vendase, një burrë ka hyrë në sallën e lojërave duke qëlluar fillimisht me armë dy prej personave që ndodheshin aty, duke i lënë të vdekur në vend.

Dy personat e gjetur të vdekur me plagë me armë zjarri në kokë janë shtetas kinezë, të dy rreth 40 vjeç.

Tre persona të tjerë, të gjithë shtetas kinezë, u transportuan në spital pasi në panik u hodhën nga dritarja e sallës së bilardos ku ndodhën të shtënat dhe pësuan lëndime.

Klientët e tjerë janë larguar menjëherë, ndërsa në vendngjarje ka ndërhynë policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

Related Posts

Leave a comment