Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadori i Italisë: Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen dhe të shmangin provokimet

-800-0-1702290634xambasadori-i-italise-756

Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e pikave të Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars) për normalizimin e raporteve, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Ato përfaqësojnë pikat e referencës së një udhërrëfyesi që duhet të çojë në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke u ofruar të dyja palëve përfitime të rëndësishme. Tani është çështje e Beogradit dhe Prishtinës që të zbatojnë marrëveshjet e arritura, duke shmangur provokimet dhe aktet e njëanshme”, ka thënë ambasadori italian në një intervistë për platformën italiane të lajmeve “Reoport Difesa” të hënën.

“Zgjidhja paqësore e çështjes së Kosovës është gjithashtu një hap kyç për të mos rrezikuar rrugën fitimprurëse të rritjes ekonomike e cila në vitet e fundit ka lejuar Serbinë të ndryshojë fytyrën e saj dhe të përmirësojë kushtet e jetesës së qytetarëve të saj”, ka shtuar ndër të tjera diplomati italian, derisa ka folur edhe për perspektiven evropiane të të dy vendeve.

Kryeministrja e Italisë, Gorgia Meloni, është angazhuar drejtpërdrejtë në procesin e dialogut, posaçërisht pas ngjarjeve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Meloni, së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, ka prezantur një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Megjithatë, përkundër se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, fillimisht në fund të shkurtit në Bruksel e më pas në mes të marsit në Ohër, diplomatët evropianë deri më tani nuk ka arritur të gjejnë rrugën për t’i bindur palët që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).

Related Posts

Leave a comment