Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Konsensus për reformën zgjedhore? Çipa: Pse ODIHR zhvilloi sot takime me të gjithë aktorët

4fb687cc-def1-4259-a6d0-f6a3102171f1-770x444

Drejtori i News 24, Aleksandër Çipa i ftuar në “Open” tha se nuk beson se do të ketë konsensus për reformën zgjedhore.

“Në kushtet e tanishme nuk mendoj se do të ketë konsensus. Një nga arsyet që ka pasur përfaqësia e ODIHR-it sot është ndërtuar një skenë e pranimit e të gjithë aktorëve kryesor elektoralë.

Ne nuk duhet të besojmë ende për një të ashtuquajtur reformë zgjedhore sepse kjo është një alibi. Në kushtet kur kemi një vakum të formalizimit të institucioneve të opozitës, këtë vendim duhet ta kishte grupi parlamentar i opozitës.

Në këndvështrimin tim në këtë mënyrë se si po zhvillohen ngjarjet, bashkëkryetarin do të duhet ta kishte ajo që është shumicë. Nuk jeni ndarë as formalisht. Të krijonit një logo dhe një vulë tjetër do ta kishit zgjidhur çështjen”, iu drejtua Çipa Belind Këlliçit.

Related Posts

Leave a comment