Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, humb jetën në spital 50-vjeçarja nga Tirana

ambulance-tirane

Një 50-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë në banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në tiranë, në rrugën “Allaman Dervishi”. Sipas policisë shtetasja me iniciale K. M., është transportuar në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë, dhe ka ndërruar jetë në spital

“Më datë 23.01.2024, në rrugën “Allaman Dervishi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Posts

Leave a comment