Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbardhja e atentatit në Shkodër, reagon ministri Balla: Po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tirana me agjencitë partnere

taulant-balla-770x416

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me zbardhjen e atentatit në Shkodër pak ditë më parë ku u plagos Selami Brahimi. Autori i ngjarjes u arrestua në Berlin.

Balla u shpreh se po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Postimi:
Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana🤝Interpol Ëiesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për zbardhjen dhe ndalimin e personit të dyshuar për një ngjarje kriminale të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër

Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.

 

 

Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, për operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale.

Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar.

Related Posts

Leave a comment