Me ardhjen e Kristiano Ronaldos tek Mançester Junajtid, ai bëhet futbollisti më i paguar në Premier League angleze. Në fakt, vendimi i tij i papritur shtangu drejtuesit e Sitit dhe tashmë krerët e “sky blues” janë armiqësuar me Jorge Mendesin, menaxherin e yllit luzitan. Sipas mediave britanike 55-vjeçari nga Lisbona këshilloi CR7 për të ndërruar mendje, pavarësisht faktit se ishte pikërisht ai vetë personi që po ndërmjetësonte në bisedimet ndërmjet futbollistit portugez dhe krerëve të Sitit. Historia dihet, Kristiano ndryshoi destinacion, falë edhe ndërhyrjeve të shumta të ish-futbollistëve të famshëm të “red devils” Geri Nojvill, Rio Ferdinand, Patrice Evra, por sidomos pas telefonatës që pati me ish-trajnerin e tij te Junajtid Aleks Ferguson. Tani “Telegraph” bën të ditur se Kristiano Ronaldo do të shndërrohet në lojtarin më të paguar të Premiership-it Anglez, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rrogën e kilianit Aleksis Sançez, që përfitonte plot 560.000 stërlina në javë, bashkë me bonuset apo dhe të drejtat e imazhit, sidoqoftë shumë larg yllit tjetër argjentinas Lionel Mesi, që merr plot 1.000.000 pound në javë te Paris SG. Në Mbretërinë e Bashkuar mediat zbuluan detajet e marrëveshjes dhe kristiano ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, që përmban gjithashtu edhe opsionin e 12 muajve shtesë. Familja Glazer që zotëron klubin e Mançester Junajtid synon rikthimin e “djajve të kuq” te titulli pas tetë vjetësh dhe në fakt pronarët amerikanë të “Djajtë” nuk janë kursyer aspak, por kanë shpenzuar para për të kënaqur trajnerin norvegjez Ole Gunar Solskjaer dhe fuqizuar njëkohësisht skuadrën edhe me emra të tillë si Xhedon Sanço dhe Rafael Varane. 12 vjet më parë pasi fitoi gjithçka mund të fitohej me Mançester Junajtid ylli portugez la “djajtë e kuq”, për t’u transferuar në Primera Division, në radhët e Realit të Madridit. CR7 është i vetmi lojtar në historinë e këtij sporti që ka fituar gjithçka mund të fitohej në dy kampionate të ndryshme dhe me dy klube si Junajtid apo Reali i Madridit. Ndërkaq në ishull mediat kanë zbuluar gjithashtu edhe interesimin e Kristianos për të zgjeruar akoma më shumë rrjetin e tij të hoteleve. Në këtë mënyrë pas hoteleve luksoze në Madeira, Lisbonë, Neë York, Madrid, Marrakeç dhe Paris, Kristiano ka vendosur të ndërtojë një tjetër hotel në Qytetin e Mançesterit. Duke lënë mënjanë dy hotelet në atdhe të gjithë hotelet e tjera pas vitit 2015 Ronaldo i ka ndërtuar në bashkëpunim me Grupin Pestana.
Related Posts
Pasi Ronaldo i theu celularin pas dëshpërimit nga humbja me Everton, situata te Man. United mbetet shumë delikate. Policia vijon…
Ronaldo u poshtërua dhe më mirë të largohet nga Manchester United. “Cristiano është lojtari më i mirë në historinë e…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas, Myrto Uzuni zbulon për emisionin “Zona Gol” në SuperSport se për të ka oferta…
Sirena angleze për Neymar. Todd Boehly, pronari i Chelsea, pasi ka paguar tashmë 500 milionë stërlina përforcime për skuadrën, dëshiron…
“Nëna ime është shtylla e familjes dhe ajo që kam sot është sepse më ka mbështetur gjithmonë”, – ka nënvizuar…
Kristiano Ronaldo u transferua këtë verë nga Juve te Manchester United. Sulmuesi portugez do marrë me vete edhe familjen…
“Nëna ime është shtylla e familjes dhe ajo që kam sot është sepse më ka mbështetur gjithmonë”, – ka nënvizuar…
Përtej problemeve të Manchester United dhe rotacionit të trajnerëve, Kristiano Ronaldo është gjithnjë aty, protagonist me golat e tij edhe…
Të gjitha ekipet e Premier Leauge janë duke kërkuar që skuadra e Manchester Citz-t të përjashtohet nga elita e futbollit…
Ronaldo “Fenomeni” është kthyer së fundmi për të folur mbi Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar. Ish sulmuesi…
Manchester United ka ndërprerë kontratën me Cristiano Ronaldon. Klubi ka njoftuar se sulmuesi portugez largohet nga skuadra menjëherë pas prishjes…
Cristiano Ronaldo mendoi t’i jepte karrierës së tij një fund të denjë për skenar filmi. Portugezi u rikthye te Manchester…
Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë. Futbollisti portugez fiton 200 milionë dollarë në vit (rreth 188 milionë…
Dy sulmuesit më të mirë në botë nuk kanë ndërmend të tërhiqen, edhe pse kanë nisur të shfaqin problemet e…
Gazeta spanjolle Marca shkruan se klubi katalanas i Barcelonës ka censuruar festën e një prej të rinjve pasi ai ka…