Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla: Mediat ruse janë financuar për të transmetuar live protestat e PD-së

-640-0-1663247059xballa-763

Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës në parlament solli çështjen e PD-së që ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia në 2017, referuar artikullit të Zërit të Amerikës.

Balla tha se Partia Demokratike nuk ka marrë vetëm 500 mijë dollarët, por janë financuar edhe mediat ruse për të transmetuar live protestat e opozitës në vitin 2018 dhe 2019.

“ Ju të rithemelimit kur ishit me Lulin thoshit nuk është e vërtetë. Kur ishit me Lulin, thoshit për lobimin që nuk është e vërtetë, tani që nuk jeni me Lulin thoni është e vërtetë. Lijani drejtësisë. Unë kam besim te drejtësia e re që po lind në rrënojat e drejtësisë së vjetër.

Është koha që ne të ndërmarrim të gjitha nismat ligjore përfshirë punën te grupi i posaçëm i komisionit.  Non grata i Bosnjës dhe non grata i Shqipërisë janë problem për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sado pretendoni të bëni parti me një non-grata, do vijë një kohë që do të hani njëri-tjetrin. Ne i besojmë drejtësisë. Detyrat që ka Kuvendi në këto sfida, se financimi është vetëm një çështje.

Jo vetëm rasti i 500 mijë euroshit të PD-së, por sa mijëra euro të tjera do të jenë dhënë te financimi i mediave të caktuara. Në 2018, 2019, protestat e opozitës të bashkëdrejtuara nga Berisha dhe Basha, jepeshin live në mediat ruse. Tre orë live në mediat Sputnik”, u shpreh Balla.

Related Posts

Leave a comment