Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ronaldo ‘Fenomeni’: Do më lumturonte nëse Messi do fitonte Kupën e Botës

-640-0-862a96988ce5534158be2b06c6c84280

Ronaldo ‘Fenomeni’ ka folur së fundmi në prag të gjysmëfinaleve dhe finales së Kupës së Botës. Dy herë fituesi i trofeut dhe një herë lojtari që ka shënuar më shumë gola tregoi se do ishte i lumtur që Messi të fitonte Botërorin, paçka se si brazilian nuk i vjen mirë.

“Dua të jem i sinqertë. Nuk mund të them ‘që Argjentina fiton’, do të ishte gënjeshtër. Unë nuk do të isha i lumtur si brazilian. Të gjithë e meritojnë. Futbolli është duke u luajtur dhe duke treguar sa shumë talente ka. Askush nuk të jep asgjë për shkak të historisë, ndeshjet fitohen në fushë”, tha fillimisht Ronaldo.

Fenomeni tha se Argjentina nuk luan futboll të bukur por do ishte i lumtur nëse Messi e fitonte trofeun.

“Argjentina nuk luan futboll të bukur, por kanë një dëshirë të pabesueshme. Të gjithë vrapojnë shumë së bashku, të gjithë kanë një agresivitet… dhe pastaj kanë Messin, i cili kur afrohet në zonë është vendimtar.

Personalisht do të isha i lumtur për të nëse e fitonte trofuen”, tha Fenomeni.
Më pas Ronaldo u ndal edhe në eliminimin e Brazilit nga Kupa e Botës. “Nuk dinim të mbanim topin dhe të humbnim kohë në shtesë pas golit. Duhej të ishim më të zgjuar, është e vetmja gjë që na duhej për të kapërcyer fazën”, tha Ronaldo.

Related Posts

Leave a comment