Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Cila do të jetë e ardhmja e Messit? Tre klubet ku “Pleshti” mund të luajë

-640-0-36861dbbb2e133101abba00499107356

Lajmi i bombë i largimit nga Bacelona të  Lionel Messit pas dy dekadash u konfirmua me anë të një njoftimi zyrtar nga vetë klubi katalanas.

E gjitha bota e futbollit u trondit, pasi epoka e argjentinasit mori fund dhe pas rënies së saj menjëherë mediat e huaja nisën të nxirrnin variantet se ku Messi mund të luajë në të ardhmen.

Varianti i parë është që ylli argjentinas të luajë për francezët e PSG-së. Lionel Messi thuhet se ka kontaktuar me trajnerin Mauricio Pochettino për të siguruar një lëvizje në Paris Saint-Germain pas largimit të tij tronditës nga Barcelona, pasi ai duket se do të zgjidhë të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Gjigantët katalanas hodhën bombën e papritur, për ndarjen me argjentinasin, mbrëmë duke vënë PSG në alarm të kuq.

Parizienët edhe më herët kanë tentuar të arrijnë një kontratë me Messin, por kjo nuk është arritur të konkretizohet. Fakti që klubin e drejton një argjentinas dhe vetë Messi ka marrëdhënie të mira me shumë prej lojtarëve që janë bashkëpatriotë mund ta çojë atë drejt PSG.

Një tjetër ekip është Manchester City, i përfolur prej kohësh si një alternativë e “Pleshtit”, për shkak se trajner është një njohje e vjetër i Pepe Guardiola, që ka drejtuar më parë Barcelonën.

Related Posts

Leave a comment