Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Messi merr ‘ofertën e çmendur’ nga Arabia Saudite, mund të zbresë Ronaldon nga froni

-640-0-507116dcb3f158257b5f0b66017cd3e3

Pas kalimit të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite dhe nënshkrimit të tij me Al Nassr, objektivi i radhës i arabëve është Leo Messi. Synimi i shtetit saudit është të hapet me botën, si dhe të rrisë turizmin. Objektiva të cilat kërkon t’i realizoj përmes sportit.

Në këtë drejtim, synimi kryesor i Arabisë Saudite është të presë Kupën e Botës 2030 në një ofertë të përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë.

Por përapara këtij objektive, ata të rrisin shikueshmërinë e ligës së tyre në planetin e futbollit dhe duan ta bëjnë këtë përmes dy yjeve të mëdhenj: Cristiano Ronaldos, tashmë dhe Leo Messit,.

El Mundo Deportivo njofton se Al Hilal, rivali më i madh i Al Naser, dëshiron të tundojë argjentinasin me një ofertën marramendëse.

Për të marrë përsipër shërbimet Messit Al Hilal do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë jo më pak se 300 milionë dollarë në vit.

“Një shumë e vështirë për t’u refuzuar, megjithëse mbetet për t’u parë nëse argjentinasi do të pranonte të transferohej në një vend me zakone kaq të ndryshme dhe një klimë kaq komplekse për sa i përket temperaturave”, shkruan El Mundo Deportivo.

Related Posts

Leave a comment