Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthen bomba në makinë! Gazetarja shtatzënë humb jetën rrugës për në spital

-640-0-f579cf4f2950921bec64b8f9a5d5b5e5

Jemen- Rasa Abdallah, gazetarja  27-vjeçare shtatzënë u vra gjatë rrugës për në një spital të Adenit në Jemen, kur një pajisje shpërthyese e vendosur në makinën e burrit të saj i cili edhe ai ishte gazetar shpërtheu.

Bomba ishte vendosur në makinën e bashkëshortit të gruas fatkeqe, i cili po ashtu është  gazetar. Çifti po nxitonte për në spital, pasi 27-vjeçarja do të lindte fëmijën e tyre të dytë, raportojnë mediet vendase.

“Bomba shpërtheu ndërsa gazetari Mahmoud al-Atmi e çoi gruan e tij, Rasa Abdallah, në spital për të lindur”, tha një zyrtar. Dy gazetarët kanë punuar për media të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare në gjuhën arabe.

Sipas disa banorëve të zonës, në makinë përveç saj dhe bashkëshortit ( i cili u plagos)  ka qenë edhe fëmija i tyre i parë, i cili gjithashtu ka humbur jetën nga shpërthimi. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Related Posts

Leave a comment