Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Escobar mbërrin sot në Tiranë, takohet me Bashën e Ramën, zbardhet axhenda

escobar-eskobar

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të vizitojë këtë të enjte Tiranën, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë.

Takimi mes Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet rreth orës 11:30. Më pas, Escobar do të takohet me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është i shpallur ‘non  grata’ nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Pak ditë më parë, përmes një njoftimi, ambasada e SHBA në Tiranë sqaroi se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Related Posts

Leave a comment