Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shqipëria, një hibridokraci permanente

Demokracia
Nga  Ilir DEMALIA –
Nuk më bëri përshtypje një deklaratë e Fevzi “Koranit”, ku shkruante për atë se shteti shqiptar nuk ka paguar asnjë lek për Bujar Nishanin për mjekimin e tij në Gjermani! Por mu duk me vend që duhet të prononcohesha për këtë hipokrizi lakejsh dhe shërbëtorë regjimesh si modeli më i suksesëshëm, “Koran” Fevziu.
Bujar Nishani, ndjesë pastë, së paku për 25 vjet ka marrë nje rrogë të majme krahasuar me njerëz të zakonshëm në Shqiperi, si deputet, anëtar qeverie dhe president. Rroga mujore e post-president Nishanit ishte sa nje pension mesatar një vjeçar në Shqiperi. Pak privilegje dhe këto kanë marrë Nishani dhe Nishanët nga taksapaguesit shqiptar sa tani u deshka ti paguajnë dhe faturat e spitaleve në Europe?!
E njejta gjë bëhej thirrje dhe për kompozitorin Limoz Dizdari dhe shumë raste të tjera shkrimtarësh dhe artistesh të realizmit socialist si vazhdimësi e realizmit demo(n)kratik.
Pastaj vazhdojmë me pensionet speciale të artit dhe muzikës estaradës, thiatrove, filmit, pra regjizorëve, aktorëve, muzikantëve, kompozitorëve, gazetarëve, analistëve, që i quajmë dhe elita kombit dhe intelktuale?!
Këta janë shërbëtorë dhe “cock sucker” regjimesh dhe sot që kanë krijuar këtë kulture manipulative të simulim-stimulimit, me asnjë lloj raporti me të vërtetën, por vetëm fallsifikimin e saj nëpërmjet një armate të paaftëve dhe antivlerave duke ngritur një mal idhujsh pa krena që bota qesh e tallet me to e shpesh ndjen dhe neveri!
Ndërsa paftyrsia “elitaire” neuro-delirante me megallomaninë e delirit të madhështise vazhdojnë me gënjeshtra dhe manipulime si fuqi që kombi nuk mund të bëje pa këtë kllounadë palaçosh që janë neveria me e madhe e grabiqartërisë së popullit dhe vendit.
Këta çirren si antikomuniste, kur kan vetëm modelet komuniste dhe në rastin në fjalë.
Në botën kapitaliste dhe tregut të lirë, gjithkush del zot vetes dhe paguan dhe për sigurine shendetsore dhe çdo sigurim tjetër.
Për njerëzit në nevoje që janë shtresa me të ardhura të ulta ka programe dhe politika shtetërore që ju vijnë në ndihmë.
Mendesia komuniste-bajrako-feudale-provincialiste pa asnjë tharm qytetarie nuk mund ta çoj Shqipërinë në hapsira lirie-demokratike, përveç se në nje rreth vicioz hibritokracie permanente.

Related Posts

Leave a comment